Shqipëria sot në heshtje zgjedhore. Nesër zgjidhen kryetarët e rinj në 61 bashki të vendit

Shqipëria është sot në heshtje zgjedhore. Mbrëmjen e djeshme u mbyll fushata e partive politike që garojnë më 14 maj në 61 bashki të vendit.

Ditën e diel në orën 7:00, votuesit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë.

Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë pak minuta pas përmbylljes së procesit zgjedhor, ndërsa thuajse në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?