Shqipëria turistike nderohet me medaljen e argjendtë në Londër

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një lajm të burkur, siç e cilëson ai, se Shqipëria turistike është nderuar me medaljes së argjendtë nga revista prestigjioze britanike “Wanderlust”.

“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku  Shqipëria turistike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama.

 

SHKARKO APP