Shqipëria vend monstrash
Nga: Redjon Shtylla
Monstra, varje me litar, të digjet, i qetë, rrëmbim, përdhunim, fëmijë, masakër. Janë disa nga titujt që dramatikisht mbushin kronikat e zeza dhe raportet për sigurinë dhe rendin në Shqipërinë tonë të vogël, por me krimi tronditëse. Krimi makabër në Fier, rikthehu plagët e vjetra, të masakrave më të tmerrshme që ka njohur ky vend.
Përgjegjës për këto vrasje janë bandat, të sëmurët psikikë, apo dhe shteti. Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë. Nga viti 1990 e deri më sot, Shqipëria është përballur me vrasje mabakër, të rënda për një vend kaq të vogël, dhe mbi të gjitha që nxjerrin në pah një të vërtetë që kërkon zgjidhje. Masakra me nga 4 viktima ose më shumë për ngjarje. Në Shqipëri ka njerëz monstra, të sëmurë psikikë që në mendjen e tyre lejojnë veprime monstruoze.
Një dorë e vetme u ka marrë jetën disave, më e paimagjinueshmja është ngjarja në fshatin Resulaj të Vlorës. Aty Ridvan Zykaj vrau 8 persona, në mesin e tyre pati edhe të mitur. Me viktimat, autori i masakrës kishte lidhje të ngushta familjare. Zykaj thotë se kushërinjtë i vrau sepse e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Por nga një i sëmurë mendor nuk mund të presësh shkak, ata e bëjnë pasi nuk janë të aftë të ndalojë mendimet në kokë.
Rasti më i fundit dhe ndër më monstruozët vjen nga Velipoja, ku për shkak të hapësirës për shezllonet, 4 jetë u sakrifikuan e u vranë barbarisht, në mesin e tyre edhe një i ri jetim që sapo kishte nisur punën.
Dënimin me vdekje që kërkon populli për vrasësin e 8-vjeçarit, i fundit u dha për ironi të fatit në Fier. Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko. Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit.
Pse sot nuk është e mundur? Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës që ndalon dënimin me vdekje, edhe pasi disa shtete amerikane po e heqin, paçka se SHBA e ka ende injektimin me vdekje si dënim.
Personat që vuajnë nga psikoza dhe që nuk janë trajtuar, mund të kryejnë vrasje. Atyre iu duket sikur i përndjekin, duan t’i vrasin, i tallin, dëgjojnë zëra që iu thonë vrite këtë, se do shpëtosh, apo do shkojë në parajsë. Psikozat bëjnë që këta të dëmtojnë nënën, babanë, fqinjin, madje edhe fëmijë.
Sot nuk është koha të gjejmë fajtorin, pasi dihet ku është pjesa e kalbur e të gjithë sistemit. Këta njerëz duhen izoluar, nuk duhen lejuar të jetojnë në mesin e njerëzve të shëndetshëm mendërisht, nëse shteti nuk e bën, atë Shqipëria do të kthehet në një vend monstrash dhe trauma e të tillave ngjarje, do të rëndojnë tek të gjithë ne.