Shqipëria vendi më i mjeruar/Gjosha: Programi i LSI-së fokusohet te sektorët kryesorë të zhvillimit

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, teksa ka komentuar studimin për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria del si vendi më i mjeruar, thotë se vendi ka nevojë për një strategji kombëtare për ekonominë. Nga ana tjetër, Gjosha thotë se programi i LSI-së, ka në fokus sektorët kryesorë të zhvillimit.

”Programi ynë mbi ekonominë, me fokus prioritizim të sektorëve kryesorë të zhvillimit si Bujqësia dhe Turizmi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet, koncensionet dhe PPP-të, si dhe programet e posaçme për rininë, kryefamiljaret gra, çiftet e reja dhe njerëzit në nevojë, do të jetë një garanci për një ekonomi më të shëndetshme! Të gjithë bashkë duhet t’i themi “Stop” mjerimit”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Studimi për Ballkanin Perëndimor ku analizohet standarti i jetesës së qytetarëve në rajon, e pozicionon Shqipërinë si vendin më të mjeruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shifrat e paraqitura janë alarmante jo vetëm për pamundësinë ekonomike por edhe për të kuptuar se si një pjesë e madhe e qytetarëve nuk prekin dot as minimumin jetik. Të dhënat e mëposhtme të marra nga studimi janë pasqyra e realitetit të trishtë të keq qeverisjes, papërgjegjshmërisë dhe mungesës së vizionit:

26% e shqiptareve nuk paguajne dot qerane e ujit dhe dritave,
42% e tyre nuk perballojne ngrohjen e baneses
19% e tyre nuk perballojne ushqimet dhe veshjet,
64% e tyre nuk bejne dot nje jave pushim larg shtepise se tyre.

Vendi ka nevojë për një strategji kombëtare mbi ekonominë, një paketë të posacme për daljen nga kriza e mjerimit dhe mbi të gjitha ka nevojë për ndryshim!

Programi ynë mbi ekonominë, me fokus prioritizim të sektorëve kryesor të zhvillimit si Bujqësia dhe Turizmi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet, koncensionet dhe PPP-të, si dhe programet e posaçme për rininë, kryefamiljaret gra, ciftet e reja dhe njerëzit në nevojë, do të jetë një garanci për një ekonomi më të shëndetshme!

Të gjithë bashkë duhet t’i themi “Stop” mjerimit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?