Shqiptarë që jetoni jashtë Shqipërisë: Votoni Jonida Maliqin në Eurovizion!
Sonte po zhvillohet finalja e Eurovizion. Pjesë e 26 shteteve, të cilat garojnë këtë vit për vendin e parë, është dhe Shqipëria.
Me këngën “Ktheju Tokës” Jonida Maliqi sapo këndoi e dyta në radhë, pas Maltës. Me një mesazh të fortë dhe aktual mbi emigracionin, kënga është pritur shumë mirë nga publiku në sallë. Eurovizion po zhvillohet në Izrael.
Ndaj shqiptarë kudo që jeni në shtete ku punoni e jetoni, votoni Jonida Maliqin!
Kodi i saj është 02 dhe shikoni numrin e telefonit që ka vendosur televizioni publik i shtetit ku ndodheni.
Si mund të votoni nga e gjithë bota:


KOHA JONË SONDAZH

