Shqiptarët e Amerikës: Kryeministri shqiptar e ka kapur reformën në drejtësi

Letra e gjatë e shqiptaro-amerikanëve, votues në SHBA, drejtuar presidentit Trump shpjegon se reformën në drejtësi të shumëpritur nga shqiptarët, kryeministri shqiptar Rama e ka uzurpuar dhe duke folur gjoja në emër të drejtësisë së re, e ka kapur plotësisht.  Ndaj theksojnë ata në letrën e tyre se edhe diplomatë të ambasadës amerikane në Tiranë janë përzier në këto pazare të kryeministrit shqiptar, që e cilësojnë si të korruptuar dhe që po vendos monizmin në vend.

Ndër të tjera ata shkruajnë:

2. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kanë inkurajuar dhe ndihmuar partitë politike në Shqipëri duke investuar dhe përkushtuar burime, për të reformuar dhe për të ndërtuar një sistem të fortë demokratik. Një nga reformat më të fundit, për të cilat shqiptarët ishin kaq mirënjohës, ishte reforma gjyqësore, qëllimi i së cilës ishte krijimi i një sistemi të ri gjyqësor i pavarur nga ndikimi politik dhe i liruar nga individë të korruptuar (gjyqtarë dhe prokurorë). Sistemi i ri gjyqësor u synua dhe u hartua teorikisht për të krijuar një degë të fortë të pavarur të sistemit demokratik që do të jetë në gjendje t’i shërbejë popullit shqiptar, i cili gjithmonë ka kërkuar drejtësi. Pas miratimit unanim të parlamentit për ndryshimet kushtetuese që do të ndërtonin bazën ligjore dhe do të siguronin kuadrin ligjor të reformës gjyqësore, zbatimi i një reforme të tillë të rëndësishme, fatkeqësisht, u vonua prej vitesh dhe tani thuhet se nga një sistem gjyqësor që ishte i kontrolluar për shumë vite nga të dy anët politike, sistemi i ri gjyqësor po bie ngadalë vetëm në duart e partisë socialiste dhe kryeministrit aktual Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbatimi i dobët dhe i pakujdesshëm i reformës ka ndryshuar tashmë perceptimin publik dhe ka bërë që shumica e shqiptarëve besojnë se reforma gjyqësore është iniciuar dhe ka për qëllim t’u japë socialistëve kontroll të plotë të sistemit. Besohet gjithashtu se në këtë përpjekje, krahut të majtë në Shqipëri u ndihmua shumë nga organizatat George Soros që veprojnë në Shqipëri. Kjo agjendë e tërë politike për fat të keq u mbështet nga Ambasada e SHBA në Tiranë’- shkruajnë shqiptaro-amerikanët

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?