Shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë në zgjedhje

Partitë shqiptare në Malin e Zi, do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 30 gusht. Kreu i Forcës së re demokratike, Nazif Cungu ka bërë me dije lajmin përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, se subjektet shqiptare në shtetin fqinj kanë vendosur të bashkojnë forcat.

”Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët”.

Bashkimi i partive shqiptare, sipas udhëheqësve politikë, do të garantonte më shumë vende në parlament dhe do t’i bënte ata faktorë të rëndësishëm në Malin e Zi. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në tetor 2016, pati një rënie të theksuar të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament si pasojë e përçarjes dhe mungesës së unifikimit mes tyre.

SHKARKO APP