Shqiptarët kanë nisur të mbjellin opium
Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në Kuvend se lufta ndaj kanabisit ka dështuar. Sipas tij, lufta e bërë nga policia në Lazarat ishte një vendim i duhur kundër mbjelljes së kësaj lënde narkotike. Por ai shtoi se hapësira deri 200 herë më të mëdha se Lazarati janë mbjellë me hashash në zona të tjera të vendit.
Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Berisha u shpreh se veç hashashit shqiptarët kanë nisur të mbjellin dhe opium. “Në vend ka hapësira më të mëdha sesa Lazarati me hashash. 200-300 herë më të mëdha se Lazarati. Kanë nisur të mbjellin lulëkuqen. Po, po do e shiheni shumë shpejt. Shiheni mirë, kanë nisur të mbjellin në oborre opium”,- tha Berisha.