Shqiptarët mbahen ”peng në rrugë”/Reagon Meta, Basha dhe Rama

Në këtë kohë të pandemisë, ku lëvizja e lirë dhe kufinjtë janë mbyllur, dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në pikat e kalimit kufitare me Greqinë dhe Malin e Zi, pasi kërkojnë të rikthehen në shtëpitë e tye por vendimi i qeverisë për mbylljen e kufijve i ka lënë në rrugë të madhe.

Lidhur me këtë situatë të jashtëzakonshme, ka reaguar e gjithë struktura e shtetit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon bashkëpunimin midis qytetarëve dhe autoriteteve përgjegjëse në këtë situatë të vështirë. Nga ana tjetër, përveç solidaritetit dhe përgjegjshmëri, kreu i shtetit kërkon sa më pak kosto në këtë sfidë të jashtëzakonshme.

Kurse kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkon qeverisë që të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen ”peng në rrugë”. ”Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të rrinë atje ku janë. ”Mos kërkoni dhe mos tentoni të vini sepse kufiri është i mbyllur. Ne nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe të mbledhim të gjitha bombat këtu ndërkohë që jemi duke iu afruar mesit të kësaj lufte. Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja. Rrini atje ku rrini”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?