Shqiptarët protestë në Athinë: S’po shikojmë familjarët, hapni kufijtë. Nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Në një kohë që Shqipëria e ka fituar sfidën e madhe me Covid-19, pasi lufta vijon dhe ka hapur portat për të gjithë turistët nga e gjitha bota, Athina vazhdon masat ekstreme ndaj vendit tonë. Pa justifikim, qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Turqinë.

Rreth 100 emigrantë shqiptarë kanë dalë në protestë në sheshin “Sindagma” të Athinës, kjo për të kërkuar hapjen e kufijve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas tyre mbyllja e kufirit ka dëmtuar rëndë komunikimin mes emigrantëve dhe familjarëve të tyre në Shqipëri, ndërsa numri i kufizuar i personave që lejohen të kalojnë në Kakavijë, ka bërë që forma e udhëtimit të jetë tepër e vështirë.

Situata e krijuar në pikat kufitare mes vendit tonë dhe Greqisë ka filluar të shqetësojë edhe vetë autoritet greke, të cilat një ditë më parë njoftuan se të mërkurën do të mblidhet jashtë radhe komisioni i ekspertëve për të lehtësuar një sërë masash, mes tyre edhe shtimin e kapaciteteve në pikat kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

SHKARKO APP