Shqiptarët si emigrantë në Angli, Rama tregon për telefonatën me kryeministrin Sunak: Do vijë në Tiranë!

Shqiparët në Britaninë e Madhe janë kthyer në një problem mes dy shteteve. Ndaj këtë javë kryeminsitri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. “Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur në raport me shqiptarët”, tha Edi Rama gjatë konferencës LIVE në facebook me gazetarët gjatë kësaj të diele.

Kryeministri njofton se do të ketë një shkëmbim vizitash me palën britanike. “Nuk ka pasur asnjë vizitë zyrtare nga ana e një kryeministri shqiptar në Downing Street. Me sa mbaj mend unë është hera e parë”, shprehet kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur thirrjen ndaj shqiptarëve për mos ta vënë jetën në rrezik duke shkuar me gomone në Angli. Pala britanike pretendon se vetëm këtë vit kanë mbërritur 12000 shqiptarë të cilët kaluan kanalin La Mansh me gomone dhe që përbëjnë 30% të totalit të atyre që kanë mbërritur nga ky kanal detar gjatë janar-nëntor 2022.

SHKARKO APP