Shqiptarët të llahtarisur me reformat e dështuara! Sa dëgjojnë “reformë”, ia mbathin refugjatë nëpër botë
Grafisti i njohur, Avni Delvina, ka sjellë grafikën e radhës të titulluar “Statuja e vjedhur”, të cilën e lidh me reformën zgjedhore, që deri më tani konsiderohet e dështuar.
“Grafikë nga cikli “Statuja e vjedhur”
Statujën e kanë vjedhur në Shqipëri që e kanë shqyer. Këtë e ka thënë dhe Judicial Watch me Tom Fitton në raportet e saj. Lloj-lloj reformash të dështuara dhe para të harbuara, saqë shqiptarët kur degjojnë emrin reformë, llahtarisen dhe marrin valixhet e ia mbathin refugjatë nepër botë, edhe në Polin e Veriut. Hajde se paguajnë taksapaguesit amerikanë. Ne grafikë jepet Statuja dhe një hajdut qe po i vjedh çantën me lekë brenda territorit shqiptar”,- shkruan Delvina bashkëngjitur grafikës.