Shqiptarja me xhubletë diplomohet në universitetin ”Columbia University”, Rama: Krenohemi me ty Mary, që shpalos traditën e identitetin shqiptar

Mary Camaj nga Malësia e Madhe, në ditën më të rëndësishme, atë të diplomimit në një nga universitetet më prestigjioze amerikane si ”Columbia University”, shkoi e veshur me xhubletën tradicionale shqiptare, e cila tashmë është edhe pjesë e UNESCO-s.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë fotot në Facebook, shkruan se me Mary-n krenohet vendi jonë, sepse ajo ka lartësuar dhe shpalosur me krenari traditën e identitetin shqiptar.

”Në ceremoninë e diplomimit në një nga universitetet më prestigjioze amerikane si Columbia University, Mary Camaj, e reja me origjinë nga Malësia e Madhe, zgjodhi të vishte xhubletën duke lartësuar e shpalosur me krenari traditën e identitetin e saj shqiptar. Krenohemi për ty Mary. Mbarësi e sukses paç gjithnjë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP