Shtatë bashki pa kryetarë, 3 në hetim. Nesër Kushtetuesja jep vendimin
Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Dibra, Lushnja, dhe së fundmi Mallakastra janë 6 nga 61 bashkitë, që aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur.
Në një kohë që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të martën legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës pas opinionit të Komisionit të Venecias.
Pritet që në këto shtatë bashki të shpallet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.