Shtator i vrullshëm për PS-në, Rama mbledh të premten Asamblenë: Jemi para një mandati sfidues për ne

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste këtë të premte, më 4 shtator. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në Elbasan.

Në mbledhjen e sotme të grupit të PS, kryeministri Rama caktoi dhe drejtuesit politikë të partisë në të gjitha qarqet e vendit.

Kështu, vetë Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në Durrës, duke larguar Vangjush Dakon, ndërsa në zonat e tjera do të vijojnë të jenë të njëjtët emra si më parë, si Ilir Beqaj, Lindita Nikolla, Elisa Spiropali, Erion Veliajt, etj.

Gjate fjales se tij, kryesocialisti Rama theksoi se jemi para një mandati sfidues për ne.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1029133550850557/

 

SHKARKO APP