Shtatorja e Ibrahim Rugova do të vendoset në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka bërë të ditur sot për kryeqytetasit se në Tiranë do të vendoset shtatorja e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova në shenjë mirënjohje të kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e pavdekshme të tij.

“Në Tiranë do të ngrihet shtatorja e Ibrahim Rugovës, vepër e skulptorit, Idriz Balani, e cila do të përjetësojë mirenjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme”, shkruan Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha, bashkë me njoftimin në statusin e tij Facebook, sjell edhe një foto të shtatorës së Ibrahim Rugoves. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?