Shtëpia e Bardhë: Marrëdhënie normale me Rusinë vetëm pasi të respektohet marrëveshja e Minskit
Vetëm pak orë pas përfundimit të vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Itali, burime nga qeveria amerikane komentojnë për mediat italiane takimin Renzi-Putin.
Duke iu referuar konferencës së përbashkët për shtyp mes dy lidervë, ku një vend të rëndësishëm zuri cështja e sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, Shtëpia e Bardhë thekson “se përfundimet e arritura gjatë samitit të G7 në Gjermani janë mjaft të qarta, përfshirë këtu dhe qëndrimin e kryeministrit italian Matteo Renzi. Të gjithë liderët janë impenjuar të ruajnë sanksionet ndaj Rusisë, madje të imponojnë dhe të tjera nëse do të jetë e nevojshme.”
Mesazhi qe Presidenti Putin i përcolli kryeministrit Renzi në konferencën për shtyp qe mjaft i drejpërdrejtë; “sanksionet duhen eleminuar sepse kështu nuk i leverdis askujt. Sanksionet e BE janë një pengesë objektive për sipërmarrjet italiane në Rusi, të cilat nuk munden më të përfitojnë rreth 1 miliardë euro nga kontratat e sigluara më parë.”
Por për qeverinë amerikane rikthimi në një “biznes normal me Rusinë nuk do të jetë i mundur deri sa marrëveshjet e Minskit nuk do të respektohen plotësisht.”
Duke iu referuar statistikave, Vladimir Putin në konferencën e shtypit ka kujtuar se “ekzistojnë rreth 400 sipërmarrje të rëndësishme italiane në Rusi. Italia është partneri i katër ekonomik e se për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian shkëmbimi tregtar mes dy vendeve gjatë tremujorit të funidt është reduktuar nga 25 % në 10 %. Ndërsa investimet ruse në Itali kapërcejnë vlerën e 2-3 miliardë euro. Sanksionet e BE o duhen eleminuar o duhen modifikuar për të mbështetur sipërmarrjet tona”- ka theksuar ai. E për presidentin rus kjo vlen dhe për kontratet e firmosura në fushën teknologjike e ushtrake.
Nga ana tjetër Presidenti amerikan Barak Obama ndjek me mjaft vëmëndje cdo lëvizje të Moskës sidomos në tentativat për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë nga vendet e Bashkimit Europian.
“Jemi të vetëdijshëm- ka komentuar qeveria amerikane se Vladimir Putin mbërriti në Itali për të vizituar panairin Expo të Milanos, por duhet kujtuar se më të fuqishmit e botës (G7) janë impenjuar për të ruajtur sanksionet reale me Rusinë , deri sa ky shtet të respektoj marrëveshjet e Minskit e që deri më sot vazhdojnë të minohen.”