”Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë”! Thaçi u shpreh i pafajshëm, Rama: Gjykimi i tyre një çorbë e pagëlltitshme

Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancën e sotme në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se është i pafajshëm. Kryeministri Edi Rama në një reagim për këtë gjyq, tha se e cilëson një çorbë gjykimin si kriminelë lufte të 4 ish-liderëve të UÇK-së në Hagë.

“Sigurisht që po!” Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurura me trafik organesh! MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA”,shkruan Rama.

Thaçi tha se ky gjykim ka hequr “renë e zezë” mbi Kosovën, sa i përket pretendimeve të ish-senatorit amerikan, Dick Marty, për trafikim organesh nga UÇK-ja. “Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe rreja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur”, ka thënë Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?