“Shtëpia me gjethe”, Braçe: U përdor edhe nga SHIK i Gazidedes

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një postmi në rrjetin social Facebook ka reaguar mbi “Shtëpinë me gjethe”, objekt i përdorur në vitet e diktaturës nga regjimi komunist për përgjimet dhe gjurmimet, dhe që një ditë më parë u shndërrua në një muze.

Por deputeti Braçe thotë se ky objekt është përdorur edhe nga SHIK i Bashkim Gazidede për përgjimin e kundërshtarëve politikë, duke shtuar se edhe kjo u duhet kujtuar shqiptarëve.

"Shtepia me gjethe" ashtu ka qenë, maternitet, Gestapo, Sigurim i Shtetit!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Po nuk mbaron këtu!

Swiss Digital Mobile Reklama

"Shtëpia me gjethe" ka vijuar të jetë "Shtëpia e Përgjimit" të kundershtarëve politikë edhe nga 1992-shi deri në 1997-të!!

Pooo, ne kohën e Sali Berishes dhe Bashkim Gazidedes dhe SHIK-ut të tyre kriminal, gjymtues dhe vrasës!!

Nëse duhet që t’ua kujtojmë shqiptarëve, t’ua kujtojmë në cdo dimension të saj!!”,shkruan Braçe në Facebook. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?