Shteti Islamik kërcënon Italinë: Do sjellim 500 mijë emigrantë

Shteti Islamik ka kërcënuar së do të dërgojë 500 mijë emigrantë në Itali nëpërmjet brigjeve libiane, nëse Roma nis operacionet ushtarake në Tripoli.

Lajmi është konfirmuar nga shërbimet sekrete italiane e të huaja, por edhe nga përgjimet e telefonatave mes xhihaditësve, të cilët kanë menduar të përdorin emigracionin si armë psikologjike.

Strategjia e tyre është të shkaktojnë një tragjedi të përmasave të mëdha në det për të destabilizuar vendin.

Plani i tyre konfirmohet më tej edhe nga numri në rritje i grabitjeve të barkave në Tunizi dhe Egjipt, teska skafistët kanë nisur të përdorin kallashnikovët.

Sipas të përditshmes Il Messaggero, ky kërcënim nuk mjafton për të thënë që Shteti Islamik dominon trafikun e emigrantëve, por situata mund të ndryshojë papritur.

Ndaj lind nevoja për një marrëveshje diplomatike mes dy koalicioneve në Tripoli: besnikët e qeverisë laike të Tobruk, i cili ka mbështetjen e Egjiptit, dhe koalicionit Alba, që kontrollon të gjithë Tripolin dhe që ka mbështetjen e të gjithë myslimanëve.

Të dyja grupet kanë parlamente të ndara dhe gjithashtu struktura publike.

Nëse ka një marrëveshje të brendshme do të ishte më e thjeshtë lufta kundër xhihadistëve.

Tashmë autoritetet italiane i tremben një situatë të rëndë në Libi, të ngjashme si ajo në Somali dhe Niger.

Ndërkohë Egjipti vijon bombardimet kundër objektivave të shtetit silamik në libi, në shenjë hakmarrje për 21 shtetatist e tij të ekzekutuar nga militantët islamikë.

Egjiptianët e krishterë ishin marrë peng në Libi, ndërkohë që video e ekzekutimit të tyre shokoi sërish gjithë botën.

SHKARKO APP