Shteti sovran bektashi, protestë para Komunitetit Mysliman Shqiptar

Këtë mbrëmje, pranë zyrave të Komunitetit Mysliman Shqiptar po zhvillohet një protestë kundër planeve për krijimin e një mikroshteti për Urdhrin Bektashi në Shqipëri. Prej disa ditësh është raportuar gjerësisht ideja e themelimit të një shteti sovran bektashi, duke ndjekur stilin e shtetit të Vatikanit në Romë. Vetë KMSH u shpreh kundër kësaj nisme, duke nënvizuar se ajo nuk është konsultuar me komunitetin ndërfetar. KMSH tha se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri dhe se në këtë kontekst shpreh shqetësimin për deklaratat publike ku flitet për “Islamin modern”, “Islamin shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës.

SHKARKO APP