Shtetrrethimi, Lleshaj: Rrini në shtëpi, masat do të thellohen (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Ministri paralajmëron se angazhimi do të thellohet me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë.

Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi. Policia, e mbështetur nga Ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin. Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë”,- deklaroi Sandër Lleshaj.

SHKARKO APP