Shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Seanca gjyqësore pritej që të niste në orën 10:00, por gjithçka ndryshoi duke marrë nga dorëheqja dje e Daniela Shirkës, gjyqtare e çështjes Tahiri.

Në vend të saj është deleguar gjyqtari Florian Kalaja nga Apeli i Durrësit. Ky i fundit ka kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen dhe kjo ka qenë arsyeja për shtyrjen e kësaj seance.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, më parë kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jashtë dyerve të gjykatës avokati Maks Haxhia ka komentuar edhe situatën e krijuar pas dorëheqjes që dha më 4 janar gjyqtarja Daniela Shirka.

Kërkesa u paraqit në gjykatë për të parë cili është shkaku, nga avokatët është bërë kërkesë për papajtueshmëri për mos qenë prezent Daniela Shirka se e ndalon procedura për të marrë pjesë në gjykime të njjëjta për të evituar influencën nga e njëjta cështje, nëse shkaku do jetë i njëjtë me atë që kemi kërkuar për të përjashtuar trupin gjykyes.”, tha Haxhia.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 17 janar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?