Shtyhet kandidatura për Tiranën, PS diskutime edhe me partitë e Topit e PDIU
Kryeministri Rama zhvilloi sot paradite një sërë takimesh intensive me deputetët socialistë të qarqeve, për t’u konsultuar për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarët e bashkive në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Partia Socialiste kandidatin për Bashkinë e Tiranës do ta shpallë javën e ardhshme, ndërsa do të vijojnë akoma sondazhet në PS për kandidaturat. Deri tani mbetet Erion Veliaj favorit për të përfaqësuar të majtën në zgjedhjet lokale të kryeqytetit.
Kryeministri Rama ka formuar një aleancë të gjerë partish për zgjedhjet e 21 qershorit ku PS dhe LSI kanë afruar pranë tyre edhe parti të spektrit të djathtë si Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet apo Fryma e Re Demokratike. Ndërsa në selinë rozë Rama është duke zhvilluar takime me deputetët e qarqeve duke konfirmuar edhe kandidaturat për Bashki të veçanta, burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se PDIU do të marrë Bashkitë e Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit si pjesë e koalicionit.
Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit Blendi Klosi pas daljes nga mbledhja nga selia qendrore e PS, bëri të ditur emrat e kandidatëve të mazhorancës për këtë qark, që sipas tij garantojnë fitoren. –“Këta të tre kandidatë janë fitues jo vetëm nga zgjedhjet e kaluara por edhe për mbështetjen që gëzojnë. Këto janë emra që paraqet forca jonë politike, por që do të kemi mbështetje edhe maksimale edhe nga aleatët.” tha Klosi
Ministri i Financave Shkëlqim Cani bëri publik emrat për bashkitë e zonës që ai përfaqëson. "Nga konsultimet e të gjithë grupeve të interesit, në të gjitha nivelet. Kemi marrë për bazë edhe mjaft pyetësorë që kemi kryer. Për Bashkinë Dibër kandidon Shukri Xhelili, Për Bashkinë Klos kandidon Valbona Kola, Për Bashkinë Has kandidon Adem Lala, për Bashkinë Mat kandidon Adelina Ferici, për Bashkinë Tropojë kandidon Rexhë Biberaj. Nuk i shohim thjesht si kandidatë për të fituar zgjedhjet, pasi kjo është e sigurtë, por e shohim në një këndvështrim më të gjerë. Krahas reformës territoriale, reforma të tjera strukturore përfshijnë edhe ekonominë. Javës tjetër kalojmë ligjin për rrugën e Arbrit, që është një arritje e madhe për qarkun e Dibrës. Por tashmë këto janë kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste."- tha Cani.
Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Durrës
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Durrës Vangjush Dako
Bashkia Krujë Artur Bushi
Bashkia Shijak Ardian Kokomani
Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Shkodrës
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
Bashkia Koplik Tonin Marinaj
Bashkia Pukë Rrusten Struga
Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci
Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut të Dibrës
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Dibër Shukri Xhelili
Bashkia Klos Valbona Kola
Bashkia Mat Adelina Ferici
Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut të Kukësit
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Has Adem Lala
Bashkia Tropojë Rexhë Biberaj