Shtyhet marrja në pyetje e Sali Berishës dhe e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të shtyrë për javën ardhshme marrjen e tyre në pyetje.

Kërkesat e tyre u pranuan nga ana e SPAK dhe marrja në pyetje do të bëhet javën e ardhshme.

Jamarbër Malltezi duhet të paraqitej ditën e sotme (17 janar) në SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me çështjen Partizani, ndërsa ish-kryeministri ditën e nesërme.

Ndërkohë kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar dy ankimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë të “arrestit të shtëpisë” dhe përjashtimin e gjyqtares së çështjes.

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi po hetohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe të dy janë me masë sigurie “arrest shtëpie”.

SHKARKO APP