Shtyhet protesta për minimumin jetik, të enjten s’ka Kuvend, Lëvizja ”Bashkë”: Deputetët të ndërgjegjësohen
”Lëvizja BASHKË” bëri me dije se nesër do të mbahet një protestë e dytë për minimumin jetik. Por Kuvendi nuk do të mblidhet në seancë plenare, ndaj edhe ”Lëvizja BASHKË” e ka shtyrë protesën për javën e ardhshme.
Në njoftimin zyrtar thuhet se seanca është shtyrë në emër të Javës së Gjelbër dhe deputetët do ta kalojnë kohën me votuesit e tyre për t’i ndërgjegjësuar për krizën mjedisore.
”Urojmë që në rrugë e sipër deputetët të ndërgjegjësojnë edhe drejtuesit e tyre për ndotjen e ajrit, shkatërrimin e lumenjve dhe pyjeve për interesat e oligarkëve. Lëvizja BASHKË do t’i rinisë protestat për minimumin jetik javën e ardhshme. Ndërkohë po bëjmë takime me qytetarë që të organizojmë një protestë sa më të fuqishme”,-thuhet një njoftimin për mediat.