Shtyhet seanca në Apel, Salianji: Zotëroj prova që denoncimi është i saktë!
Deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalën e tij për gazetarët pas shtyrjes së seancës për rastin “Babale” në Apel, u shpreh se ka prova shkencore se i gjithë denoncimi është 100 përqind i vërtetë.
Ai u shpreh se institucionet shmangën hetimin për zyrtarët përfshirë edhe hetim pasuror.
Salianji shtoi se të gjitha detajet do të shpërfaqen në seancën e datës 24 prill
“Është një denoncim i bërë nga trafikanti Geron Xhafaj. Ne kemi prova shkencore sesi është 100 përqind i vërtetë denoncimi dhe sesi institucionet kanë shmangur hetimet për Geron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn dhe që nuk iu janë sekuestruar pasuritë. Besoj se detajet do të jepen më datë 24 prill. Unë nuk sulmoj personalisht asnjë gjyqtar. Gjyqtari Artan Gjermeni është në përgjime të Prokurorisë italiane, që ishte shërbëtor i fëlliqur i një anëtari të një bande në Lushnjë”, u shpreh Salianji.