Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianji. Seanca gjyqësore ishte planifikuar të zhvillohej këtë të hënë në orën 13:30.
Njoftimi:
Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju njoftojmë se:
Sot me datë 30.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji etj.
Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do te jetë i pranishëm.
Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.
Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo te caktohet.
Mbetet në vlerësimin Tuaj, pjesëmarrja në këtë seancë.
Ju faleminderit!
KOHA JONË SONDAZH

