Shtypi grek për vizitën e Renzit në Tiranë. Na kujtoi vitet 30′, u shfaq si “kujdestar” dhe “mbrojtës” i Shqipërisë

Vizita e kryeministrit italian në Tiranë, Matteo Renzi është komentuar gjerësisht edhe nga shtypi grek që nuk i ka kursyer komentet dhe etiketimet për këtë vizitë.

Gazeta on-line “E-typos” teksa i referohet fjalës së kryeministrit italian në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama heq një paralele të marrëdhënieve të “kujdestarisë” që Italia tregoi për Shqipërinë në vitet 30’, ndërsa nuk i kursen kritikat edhe për kryeministrin shqiptar.

Gazeta shkruan se Renzi u vetquajt "sponsor" dhe shef i integrimit europian të Shqipërisë në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama, duke mos e fshehur nxitimin për përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE me argumentin se Ballkani është një pjesë integrale e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sa i takon kryeministrit Rama gazeta komenton se qëndrimet e tij jomiqësore kundrejt Greqisë tashmë dihen, duke sjellë si shembull anullimin e marrëveshjes detare dhe lojën që sipas saj Rama po bën në interes të Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri shqiptar etiketohet edhe si nxitës i nacionalizimit, ndërsa thuhet se po bën lojëra të rrezikshme me çështjen e çamëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?