Shtyrja e rritjes së pagave, deputetja Tabaku: Doli që ishte një premtim elektoral

Pagat e muajit maj do kalojnë siç janë pa ndryshimin me ligjin e ri, paçka se Parlamenti ka miratuar ligjin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë në administratën shtetërore. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj sqaroi se kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të mos shkaktuar vonesa në paga.

Por deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se kjo është një tregues i qartë se e gjitha ka qenë për qëllime elektorale. Në Facebook, Tabaku shkruan se u vërtetua se ka qenë një premtim para zgjedhjeve, për të cilën nuk i kanë bërë aspak llogaritë mirë.

Postimi i plotë

Zvarritja e qeverisë me rritjen e pagave për 185 000 punonjës të administratës publike që kanë 10 vite pa rritje pagash dhe ka që në dhjetor që i reklamon eshte e pakuptimte. Kjo tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit.

Nuk e di si ta kuptojmë Ministren e Financave që ka muaj që thotë paratë janë atje, që janë llogaritur efektet, që hyn në fuqi me sot me nesër.

Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar. Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të shqiptarëve.

SHKARKO APP