Shtyrja e Vetting-ut, Venecia nuk gjen pengesë ligjore në kërkesën e PS

Ekspertët e Komisionit të Venecias nuk gjejnë asnjë pengesë ligjore në kërkesën e socialisteve për të shtyrë edhe me dy vjet mandatin e komisioneve të Vetting-ut.

Në draftin paraprak që ky komision i ka nisur Kuvendit të Shqipërisë thotë se kërkesa e tyre është në përputhje me standardet për të cilat ata kanë dhënë opinion e tyre lidhur me këtë ligj 4 vite më parë.

Ekspertët mendojnë se duke ia kaluar KLP dhe KLGJ këtë proces atëherë vonesat do të ishin edhe me të mëdha, ndaj lënia e tij në duart e komisioneve të Vetting-ut edhe për 2 vite është e pranueshme si kërkesë. Opinion përfundimtar do të dal në datën 10 kur do të zhvillohet ky komision.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?