Berisha shtyu Alibeaj në Parlament/Reagon ambasadorja Yuri Kim: Akte të së shkuarës, të mos përsëriten

Sot pati një përplasje live në sallen e parlamentit kur ishte Enkelejd Alibeaj në foltoren e deputetëve.

Ish-kryeministri Berisha doli vrullshëm në podium ndërkohë që Enkelejd Alibeaj po fliste. Dhe Berisha e shtyu me dorë, duke i marrë mikrofonin.

Sali Berisha thotë se nuk ishte e qëllimshme incidenti me Enkelejd Alibeajn në seancën e sotme në Kuvend.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se skena të tilla janë të së shkuarës.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit, ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet të mos përsëritet.”- shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja e Kuvendit (VIDEO) | Gazeta Koha Jone

SHKARKO APP