Shtyu mikrofonat e gazetarëve, Majko qetësohet dhe kërkon ndjesë pas kritikave: Sidomos gazetares shtatzënë

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko gjeti momentin gjatë seantë kërkonte ndjesë për gjestin e bërë, duke shtyrë gazetarët para parlamentit. Por kjo ndodhi vetëm pasi deputetet e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa reaguan, duke kërkuar që Parlamenti të distancohet nga veprimi i deputetit socialist.

”Jashtë sallës së këtij parlamenti një deputet ka shtyrë një gazetare që është shtatzënë, këto raste mund t’i bëni në partinë tuaj, mund të shtyni e ofendoni kë të doni, por me gazetarët këto akte nuk besoj që i shkojnë këtij parlamenti”, deklaroi Tabaku.

Pas këtyre kritikave, nga salla e Kuvendit deputeti socialist u kërkoi gazetarëve për veprimin e tij. ”Dëshiroj të shpjegoj përballë kolegëve që vlerësova të kërkoj ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikorofonëve sot në mëngjes. Në veçanti ndjesën për gazetaren që ka qenë shtatzënë”,-tha Majko.

SHKARKO APP