”Shuarja” e Bashës, dhe ”Rilindja” e Berishës

Nga: Redjon Shtylla

Një parti politike ka pranë vetes, idealin dhe një plan qeverisje. Partia që në krijimin e saj nxiti shpresën dhe revoltën, sot i po kthen në njē zyrë kryetari. PD-ja është ajo që rrëzoi muret e diktaturës dhe e drejtoi vendin drejt një liri dhe demokracie të munguar.

Që pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, një ditë para se të niste punën Parlamenti i dalë nga 25 prilli, Lulzim Basha çdo ditë e më shumë po humbet figurat e forta brenda PD-së. Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Bujar Lesko, Kreshnik Çollaku janë ”Berishianë”. Kjo aspak në kontekst negativ.

Sot Flamur Noka zbuloi se çfarë ndodhi të dielën në Kryesinë e Grupit të PD-së, duke treguar se Lulzim Basha e quajti bazën e partisë dhe qeverinë e Berishës “llum”. Noka bëri me dije edhe se Basha konfirmoi mbrëmë se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD-së dhe i demokratëve.

”Foltorja” e Sali Berishës ka elektrizuar demokratët si kurrë më parë. Ka nxjerrë në pah anën e munguar opozitare, po krijon shpresë. Nuk është e largët dita e rikthimit të Berishës në krye të PD-së. Nga Elbasani ku mbajti takimin e radhës me demokratët në kuadër të turit ”Foltorja”, për herë të parë Berisha ka folur për rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike. Këtë ish-kryeministri e lidh me faktin që sipas tij historia ka treguar që rikthimet janë të dobishme.

Rikthimi nuk do të thotë që Berisha të synojë postin e kryeministrit, por të paktën siç është shprehur, kërkon që PD-ja të jetë e bashkuar dhe më e fortë. Mali me akuza ndaj Bashës, të mbajtura për këto 9 vite është i madh dhe dërrmues për liderin e PD-së që dita-ditës po shkon drejt fundit të karrierës politike në krye të PD-së. Këto ditë kemi parë një Basha që po shkon drejt shuarjes politike dhe një ”Rilindje” të Sali Berishës në moshën 76-vjeçare. Presidenti i SHBA-së është 78-vjeç. Mosha nuk ka rëndësi.

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për të komanduar PD-në, që kur Basha e përjashtoi në 9 shtator nga partia, po i afrohet ”vijës së kuqe”. Në një nga takimet me demokratët, Sali Berisha ka thënë se ka shumë dokumente që faktojnë biseda të ndryshme të Lulzim Bashës për çështje të ndryshme.

”Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar”.

Për afro 15 vite, Basha ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Berishës, por sot situata ka ndryshuar më shumë se 360 gradë. Mes tyre ka një luftë të egër, edhe pse nuk shihet. Nëse në këto momente loja është me akuza në fjalë, dita që të dalin dosjet që ata pretendojnë që kanë ndaj njëri-tjetrit duket e afërt dhe atëherë do të shihet kush do të rrëzohet, Basha apo Berisha. Por një fakt është i pamohueshëm, mbështetjen masive të demokratëve dhe deputetëve, apo dhe të figurave me peshë në PD ndër vite e ka Berisha.

Humbja e zgjedhjeve në këto 8 vite e ka dobësuar Bashën edhe në raport me aleatët. Ata nuk e kanë besimin te Basha, dhe janë mbështetës të Berishës. Ky është një tjetër element që e bën Bashës drej shuarjes politike, nëse nuk ka rezervuar supriza. Javët në vijim do ta bëjnë më të qartë dhe më të dukshme figurën se kush do ta udhëheqë PD në këtë mandat të tretë si opozitë.

SHKARKO APP