Shuhet Lili Cingu, Presidenti Begaj: Do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të valltares së mirënjohur, Liljana Cingu. Kreu i shtetit thekson se Cingu do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.

”Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe”,-shkruan në mesazhin e tij, presidenti Begaj.

Cingu e shpallur ”Nder i Kombit” është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

SHKARKO APP