Shuhet Mirush Kabashi, Lindita Nikolla: Artist i Madh, u dha jetë veprave të mëdha artistike

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Nikolla shkruan se Kabashi ishte një artist i madh që i dha jetë veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror.

Artisti i Merituar Mirush Kabashi u nda sot nga jeta. Por shqiptarët do ta kujtojnë për veprën dhe trashëgiminë e tij. Mirushi ishte një artist i madh. Me krijimtarinë e tij u dha jete veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror. Metalentin e tij, me mbi njëqind personazhet që krijoi në skenë dhe në ekran, Mirush Kabashi na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë. U prehsh në paqe, Mjeshtri ynë i madh dhe i paharruar!”, shkruan Nikolla.

SHKARKO APP