Shuhet mjeshtri Vehap Xhindoli, Meta: Kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm

Është ndarë nga jeta Mjeshtri i Madh Vehap Xhindoli. Teksa ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta thekson se Xhindoli la pas një kontribut të çmuar si sportist dhe si tranjer i suksesshëm. ”Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt”,-shkruan Meta.

Mesazhi i plotë

Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.

Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe

SHKARKO APP