Shuhet Qazim Sejdini, Rama: Kryebashkiak i mirë, la një gjurmë në historinë e qytetit të Elbasanit

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit, ish-kryetari i bashkisë së Elbasanit pas një sëmundje të rëndë. Rama e cilëson si një kryebashkiak të mirë dhe burrë zotni, dhe që la një gjurmë në historinë e qytetit të Elbasanit. ”Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP