Shuhet Sabah Bizi, kryebashkiaku Beci: Lamtumirë mjeshtër, do të mbetesh përgjithmonë në kujtesë
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Ish-lojtari i Vllaznisë dhe Kombëtares u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 77-vjeçare.
“Lamtumirë, Mjeshtër! Lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, është një ditë e trishtë jo vetëm për botën e sportit, por për të gjithë Shkodrën. Një emër që i dhuroi Shkodrës shumë trofe dhe lavdi. Emocionet që solli për tifozët e zjarrtë të Vllaznisë do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë”, shkruan Beci.