Shuhet Sherif Merdani, Basha: Zëri dhe arti i tij kumboi fort në errësirën e regjimit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen Merdani për ndarjen nga jeta e artistit Sherif Merdanin në moshën 81-vjeçare. Kreu i PD-së thotë se zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.

“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe”.

SHKARKO APP