Shumë nxitim nga mazhoranca.Po vjen Sekretari i Shtetit John Kerry !

Të dielën vjen në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. Ai vjen në një vizitë disaoreshe ndaj krejt Shteti është mobilizuar. Jo në sensin e sigurisë, pasi për atë punë ka struktura të posaçme amerikane që monitorojnë gjithçka. Problemi mbetet se John Kerry nuk vjen të shikojë bukuritë e Tiranës dhe as motin, por me mesazhe shumë të qarta e të prera. Reforma në Drejtesi që përditë flet ambasadori amerikan Donald Lu si dhe stabiliteti rajonal,ku Shqipëria ka rol të dorës së parë,pasi ka Kosovën,Maqedoninë me shqiptarë,Malin e Zi ku prapë ka komunitet të fortë shqiptarësh.

Sekretari Amerikan i Shtetit vjen në një shtet anëtar të NATO-s,të cilin e futi ish-presidenti Bush,por dhe një vend ku mbi 95 përqind e popullsisë janë proamerikanë. Ndaj nuk duan asnjë problem në raport me rajonin si dhe me drejtësinë.Prandaj po lëviz mazhoranca me shpejtësi,duke kaluar në qeveri projektligjin për “Byronë Kombëtarë të Hetimit”,ndonëse opozita thotë se nuk është ky drafti që kemi rënë dakort.

Shumë vëzhgues mendojnë se është një angazhim i qeverisë sa për të kaluar vizitën me sukses dhe më pas do të fillojnë zinxhirin e sherreve nga e para, siç kanë bërë tash 25 vite.

Por duket se John Kerry do të jetë mjaft i prerë. Ndaj politika zyrtare është në ankth se cilin vesh do t’ju heq apo të dy veshët për shkak se ka probleme jo të vogla në raport me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

SHKARKO APP