Si do ta marrin selinë blu? Përgjigjen e jep Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, për gazetarët nuk tregoi sesi do të merret selia e Partisë Demokratike, kjo pas protestës së 8 janarit.

Noka iu përgjigj pyetjes sesi do të futen mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu, duke u shprehur thjesht se mënyra do të gjendet.

”Ne po flasim për demokracinë, vullneti i shumicës prevalon gjithçka. Nuk njeh votën? Atëherë si mund të pretendosh të jesh përfaqësues i çdo lloj niveli politik, se Basha kryetar nuk është më. Demokracia ka vetëm një mekanizën, votën. Do gjendet mënyra për ta larguar. Kjo mënyrë u takon demokratëve. Edi Rama mund të bëjë gjithçka, mund të mbajë peng pengun, por jo demokratët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?