Si do të regjistrohet Alibeaj në zgjedhje, kur kryetar në gjykatë është Basha?
Ashtu si zoti Berisha, që ka përzgjedhur me kohë kandidatët e tij përmes një gare brenda partisë, edhe zoti Alibeaj ka prezantuar shumë nga kandidatët për kryetar bashkie. Por ai do të duhet të zgjidhë ndërkohë dhe një problem juridik.
Zoti Basha rezulton të jetë ende kryetar i Partisë Demokratike, duke qenë se dorëheqja e tij nuk u formalizuar në gjykatë. Dhe me gjasë do të duhet të jetë ai që të firmosë dhe kërkesën për rregjistrim në zgjedhjet vendore. Firma e kryetarit të Partisë është e domosdoshme veçanërisht në rregjistrimin e listës së kandidatëve.
Përfaqësuesi ligjor i zotit Alibeaj, tha pas vendimit të Apelit se do t’i drejtohen menjëherë gjykatës, për të rregjistruar dorëheqjen e zotit Basha si kryetar i Partisë.
KOHA JONË SONDAZH

