Si do të votonin sot,shqiptarët? (shiko sondazhin)

 

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Eduard Zaloshnja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ciklin e protestave që PD-ja filloi në 8 dhjetor, kërkesa kryesore ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, të zhvilluara nën kontrollin e një qeverie teknike.

Kjo kërkesë për zgjedhje të reja bëhet vetëm dy vjet e gjysëm pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013, të cilat u zhvilluan nën kontrollin e plotë të qeverisë së PD-së. Dhe në ato zgjedhje, PD-ja mori vetëm 30.6% të votave – më pak se sa kishte marrë në vitin 1997, kur fushatë mundi të bënte vetëm në gjysmën e vendit mbi Shkumbin. Qysh atëherë, partia aleate më e madhe e saj (PDIU) ka kaluar me mazhorancën, ndërsa gjysma e deputetëve të aleates më të vjetër (PR) janë bërë pjesë e grupit parlamentar të LSI-së.

Në këto kushte, kërkesa për zgjedhje të reja do të kishte kuptim në dy raste: 1- Në qoftë se dy partitë kryesore të mazhorancës (PS e LSI) do të kishin shpallur një divorc publik; ose 2 – Në qoftë se zgjedhësit e pakënaqur me qeverisjen do të ishin sot gati të votonin për opozitën.

Pavarsisht përplasjeve të nëndheshme që mund të kenë patur muajt e fundit dy krerët e mazhorancës (Rama e Meta), në çdo votim të rëndësishëm në parlament ajo ka demonstruar se ka të bashkuara të paktën 84 vota. Në qoftë se kjo kuotë do të binte poshtë 71-shit, kërkesa për zgjedhje të reja do të ishte mëse legjitime.

Pavarësisht pakënaqësisë së zgjedhësve ndaj qeverisjes, sondazhi i fundit që zhvillova para një muaji tregonte se kjo pakënaqësi nuk është përkthyer në një gadishmëri për të votuar mbi 50% për opozitën (shih grafikun bashkëngjitur). Në fakt, elektorati është ndarë në tri pjesë pothuaj të barabarta (sondazhet me përkufizim nuk janë instrumente precize), ku një segment është i vendosur të votojë për mazhorancën, një për opozitën dhe i treti për asnjërën.

Gjë që do të thotë se 1/3 e elektoratit me banim në Shqipëri mund të kandiset të votojë në qoftë se një parti e re, e ndryshme rrënjësisht nga këto ekzistueset, do të shfaqej në skenën politike shqiptare. Nëse kjo s’ndodh, ky lloj elektorati mund të rrijë në shtëpi në zgjedhjet e tjera, duke lënë partitë aktuale të riformatojnë koalicionet e rradhës, për të përcaktuar nëse Rama do të vazhdojë të jetë kryeministër apo nëse do të bëhet Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?