Berisha tregon prapaskenat e takimit Basha-Veliaj-Balla
Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën.
Berisha e krahasoi këtë me “historinë e ngjalave”, duke iu referuar takimit të famshëm mes Ramës dhe Metës në vitin 2013 për marrëveshjen e bashkëqeverisjes PS-LSI.
Berisha gjithashtu deklaroi se publikimi i listës së pagave, skandali i fundit që ka plasur në Shqipëri, është bërë për të larguar vëmendjen nga afera e inceneratorëve, por edhe nga ngjarjet në Partinë Demokratike.
“Çfarë ishte darka me Ballën dhe Veliajn? Irfanin e la e ëma dhe i shpreh ngushëllime. Ky po shkonte pas emisionit për ngushëllim. Ky shkoi në darkë me Erion Veliaj dhe Taulant Ballën. Është si histori e ngjalave të Lalzit.
Pra a kemi të bëjmë me një konglomerat, një bashkëpunim kompleks të tyre? Të dhënat dolën pas darkës“, tha Berisha.
Berisha komenton skandalin e publikimit të listës së pagave: Heqja vëmendje nga inceneratorët dhe nga ngjarjet në PD.
“Për mua ky super skandal, për të cilin në çdo vend të botës kryeministri jep dorëheqjen dhe unë kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës, ky super skandal ka zier. Është e vërtetë, ka vluar nën kapak….

Asnjë media nuk e pranoi sapunin për djathë, Kokën për kokën e aferës. Koka ishte hajdut i dobishëm. Në këtë mes e kanë bindur se kjo mbyllet.
Ky (Basha) ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm në aferën e inceneratorëve. Në tërësi frenues, derisa po pëllciste. Jam dëshmitar sepse ndodhi që Abi, të ishte nismëtar dhe ka postuar 298 statuse.
Kështuqë u bë deal (marrëveshje) dhe i kanë thënë t’i nxjerrim. Edhe kriza e PD zvogëlohet. Por kanë patur interes të madh këto gjëra”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

