Si ndryshoi qëndrimi i Edi Ramës ndaj vaksinave ruse
Qeveria Shqiptare ka ndryshuar qasje ndaj vaksinave ruse dhe kineze. Sot (22 mars) Shqipëria ka marrë 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Sipas kryeministrit Edi Rama, vaksinat janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
Dy ndryshimet e fundit ligjore të miratuara nga Këshilli i Ministrave parashikuan heqjen e të gjitha barrierave proceduriale që u ngritën në fillim nën argumentin se shqiptarët duhet të marrin vetëm vaksina perëndimore e jo lindore.
Si ndryshoi qasja e qeverisë shqiptare ndaj vaksinave ruse?
Në 29 dhjetor të vitit që shkoi, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ofertën e ambasadës ruse për vaksinën anti-COVID “Sputnik V” si një provokim qesharak dhe theksoi se fillimisht kishte menduar se reagimi ishte një meme.
“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Tëitter Drejtorit të Komunikimit (Endri Fugës), retëeet të shefes së Komisionit Europian. Për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre lloj postimeve dhe një ambasadë si ajo ruse, që është një ambasadë e rëndësishme të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo një konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje për këtë sepse nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, u shpreh Rama.