”S’ia zgjidhim dot hallin Metës”, Presidenti: Në hall është ai që shpall humbjen fitore
Një nga deklaratat e Lulzim Bashës ndaj Presidentit Ilir Meta, është se ”hallin nuk ia zgjidhin dot demokratët”.
Kreu i Shtetit tha në ”Çim Peka Live”, se ai nuk ka asnjë hall, ndërsa shtoi se në hall është ai që bojkoton zgjedhjet dhe shpall humbjen fitore, duke iu referuar Bashës.
“Unë nuk kam asnjë hall dhe nëse unë ngelem në dorën e zotit Basha për të më zgjidhur ndonjë hall, apo të ndonjë tjetri, halli kurrë mos pastë mëshirë dhe keqardhje për Ilir Metën. Por dikush tjetër është në hall, zgjedh bojkotin, shfajësimin dhe ka zgjedhur gjithmonë të shpallë humbjen fitore”.