“Siguria e rajonit, në rrezik”, Berisha: Ndikimi rus dhe plagët e pashërura të konflikteve

Nga Azerbajxhani, ku prej ditësh po merr pjesë në forumin e 9 global, kyetari i PD-së Sali Berisha paralajmëroi se siguria në rajonin e Ballkanit është në rrezik.

“Fantazma e ultranacionalizmit që mban pezull konfliktet, një ndikim i fortë rus në rajon dhe krimi i organizuar në nivelet më të larta, në lidhje me pushtete autokratike në korrupsion kërcënojnë sigurinë e rajonit”.

Gjatë diskutimeve, Berisha e ka cilësuar jetike një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Për të Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, me anë të deklaratave të tij, kërcënon stabilitetin e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky president u betua para dy javësh para Parlamentit, duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë, përfshirë Kosovën. Nëse qëndron kështu, e mban konfliktin të vazhduar. Nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, kjo është kërcënuese”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?