Siguria kombëtare, Nishani thërret Ramën dhe ministrat në Presidencë

Sot në 0rën 18:00 presidentit Bujar Nishani thirri krerët e institucioneve shqiptare që mbulojnë fushën e sigurisë. Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se kërkesa i është paraqitur edhe Edi Ramës, i cili ka konfirmuar praninë e tij në këtë mbledhje.

Të pranishëm priten që të jetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri,  ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, prokurori i Përgjithshëm  Adriatik Llalla, si dhe kreu i Shërbimit Informativ Visho Ajazi Lika, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi etj.

SHKARKO APP