Sigurimet, PD: Rama po mashtron publikun

Partia Demokratike e konsideron si mashtrim publik të Kryeministrit Edi Rama deklaratat pës mospagimin e sigurimeve për punonjësit nga 1600 institucione shtetërore.

Në një deklaratë për mediat deputeti Sherefedin Shehu tha se thesari nuk bën kalimin e pagës pa faturën e kontributeve. Rama po përgjysmon pensionin mimimal. Skema e tyre thellon padrejtësinë sociale.

"Gënjeshtrat e Ministrit të papërgjegjshëm të Mirëqënies Personale, u bënë sot tërësisht qesharake nga vetë Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por duke qënë se spekulimi i tij ka të bëjë me pensionet, jemi të detyruar të nxjerrim në pah para opinionit mashtrimet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama dhe Veliaj genjenë për kontribute të paderdhura sepse pagat e sistemit buxhetor nuk paguhen nga Thesari i Shtetit, pa faturën e kontributeve shoqërore.

Numri i punojësve buxhetore në kohën e qeverisjes së mëparshme ka rënë në 87 mijë, ndërkohë që Rama dhe Veliaj flasin për 250 mijë të pasiguruar.

Rama dhe Veliaj synojnë të përhapin panik publik, duke frikësuar ata që kanë qënë në marrdhënie pune me shtetin.

Me deklaratat e tyre të papërgjegjshme, Rama dhe Veliaj dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit.

Dhe më e keqja, ata nxisin publikisht evazionin fiskal, duke u thënë njerëzve se vetë shteti nuk paguan kontributet e sigurimeve shoqërore.

E vërteta e skemës së pensioneve të Ramës është shkatërrimi i sistemit të pensioneve.

I ashtuquajturi pension social është në fakt ndihma e sotme ekonomike, por duke e quajtur pension ata synojnë të godasin kulturën e sigurimeve dhe nxisin evazionin fiskal.

Me pensionin social ata përgjysmojnë pensionin minimal nga 125 mijë lekë në 67 milë lekë.

Me trefishimin e kontributeve në fshat ata ju heqin fermerëve pensionin e barazuar me qytetin dhe ju thonë mjaft e keni pensionin social.

Me heqjen e tavanit të pensioneve e thellojnë padrejtësinë mbasi skema e Ramës i rrit pensionet për ata që kanë paga të larta dhe i ul për ata që kanë paga të ulëta.

Me gënjeshtrat e tyre Rama dhe Veliaj po tentojnë të largojnë vëmendjen nga skema e tyre shkatërruese e pensionit social, nga dështimet e vazhdueshme, nga rritja e varfërisë dhe e papunësisë.

Ndërsa përvec këtyre dështimeve, Rama dhe Veliaj do të mbahen mend edhe si krijuesit e gënjeshtrës më të madhe publike", tha Shehu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?